Ahmeti: Është koha të ulemi e të bisedojmë për taksën

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti

Për çështjen e taksës Ahmeti konsideron që gjëja më e keqe do të ishte të lëshojmë pe pas një jave apo dy jave. Më mirë sipas tij do të ishte që nëse vendoset pezullimi i saj, të deklarohet se kemi vendosur të gjithë së bashku, e Serbia i ka 90 ditë për arritjen e marrëveshjes, e në rast të dështimit rikthehet taksa automatikisht, e kjo do të ndodhë edhe nëse ju vendosni veç edhe një kusht më tepër, shkruan rtv21.tv.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate deklaroi se është koha përfundimisht që të gjithë të ulen bashkë, përfshi edhe subjektet opozitare, dhe të merret një vendim për taksën, pasi askush nuk dëshiron ta marrë përgjegjësinë, të dalë të kërkojë heqjen e taksës, e pastaj ai faj t’i mbetet personit që ka kërkuar këtë./21Media

Back to top button