Aksident i rëndë në Gostivar, humb jetën një polic

Arrestohet vozitësi

Sonte rreth orës 19:00 në autostradën Tetovë – Gostivar, pjestarët e policisë së trafikut-Gostivar P.GJ dhe F.SH deri sa kanë qenë duke siguruar vendin e ngjarjes të një aksidenti trafiku të ndodhur paraprakisht në mes dy veturave, pjesëtarët e policisë i ka goditur vetura “Ford Focus” me targa të Kërçovës, ku polici P.GJ ka humbur jetën ndërsa F.SH ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin e Gostivarit, konfirmojnë nga SPB-Tetovë për TV21.

31 vjeçari me inicialet R.SH nga fshati Greshnicë e Kërçovës i cili ka drejtuar veturën e markës “Ford Focus” është arrestuar./TV21

Back to top button