Aliu e quan mashtrim skandaloz pretendimin e kryeministrit për zvogëlim të pagës

Kryeministri sot tha se ka kërkuar zvogëlimin e pagës së tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Ramush Haradinaj, se ka kërkuar zvogëlim të pagës së tij

“Mashtrimi i Kryeministrit me pretendimin se ka kërkuar zvogëlim të pagës së tij, është më skandaloz se mashtrimi i Labit me pasaportë”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Kryeministri Haradinaj gjatë një takimi me minatorët në Mitrovicë, ka thënë sot se ka kërkuar nga ligjvënësit që t’i zvogëlojnë rrogën atij.

Back to top button