Kapitanoviq sot do të vizitojë qendrën e organizatës “The Ideas Partnership”

Kapitanoviq sot do të vizitojë qendrën e organizatës “The Ideas Partnership”

Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq sot do të vizitojë qendrën e organizatës “The Ideas Partnership” në Janjevë.

Ambasadorja do të informohet më shumë për aktivitetet edukative e arsimore që “The Ideas Partnership” zhvillon në këtë qytezë për të ndihmuar komunitetet që jetojnë aty, ndër ta edhe komuniteti kroat.