Apostolova do të vizitojë qendrat e votimit

Për të parë nga afër mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Apostolova do t’i vizitojë disa qendra votimesh

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të vizitojë nesër një numër të qendrave të votimit për t’u njohur nga afër me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ajo me këtë rast do të vizitojë Qendrën e votimit 1906 në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, ora 8.50, Qendrën e votimit 2101X në Gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skenderaj, ora 13.30, Qendrën e votimit 0202X në Shkollën fillore “Mustafa Bakia e re” në Gjakovë, ora 16.55 dhe Qendrën e votimit 3401E në Shkollën fillore “Mreti Millutin” në Graçanicë, në ora 18.45.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen nesër, në të cilat do të marrin pjesë 26 parti të certifikuara.

Të gjitha vendvotimet do të hapen në ora 7:00, ndërsa të drejt vote do të kenë 1 milion e 872 mijë 941 votues.

Back to top button