Është dërguar në mbajtje për 48 orë

Është dërguar në mbajtje për 48 orë

Është arrestuar Ikballe Huduti- Berisha nga Policia e Kosovës pas deklarimeve kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani.

Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës”, thuhet në njoftim.

Sipas tij e dyshuara është sjellë për intervistim dhe me urdhër të prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ti shkove në përqafim Imam Husejnit sepse vajte në tokën e tij të Qerbelas dhe tani për ty po ndriqohet nata me mija qirinjë të dhezur për shpirtin dhe qenësin e njeriut madhështor Gjeneralit Sulejman. Të mi bësh selam Ehli Bejtit se bota është me të drejtit dhe se drejtësia është shumë afër të manifestohet me ardhjen e Imam Mehdiut a.s. Vetëm pak durim o popull i shtypur musliman kudo që jeni anë e mbanë”, kishte shkruar ajo./kallxo