Britania mbështetë plotësisht veprimet e SHBA-ve

Britania mbështetë plotësisht veprimet e SHBA-ve

Qeveria britanike mbështetë plotësisht veprimet e SHBA-së, që zhvilloi sulme ajrore kundër regjimit sirian, deklaroi sot një zëdhënës i kryeministrisë britanike.

”Këto sulme janë një përgjigje e përshtatshme ndaj sulmit barbar me armë kimike të zhvilluar nga regjimi sirian”, tha ky zëdhënës në një deklaratë.

Ai theksoi gjithashtu se Britania e Madhe është e vendosur të pengojë çdo sulm të ri të regjimit të Damaskut.