Partitë politike ofrojnë pikëpamjet e tyre

Partitë politike ofrojnë pikëpamjet e tyre

Sonte në emisionin “Start up” do të diskutohet për pozitën e grave në Kosovë si dhe pritjet nga Qeveria e re.

Mysafire në këtë emison televiziv të cilat do të përballen me argumente/kundërargumente janë: Blerta Deliu-Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lirije Kajtazi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Venera Llunji nga Vetëvendosje (VV) dhe Pranvera Ejupi-Hajzeraj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Do të ketë diskutime të “nxeheta” sa i përket punësimeve të grave dhe mundësisë që sektori privat të krijojë vende të reja të punës, duke theksuar se a duhet t’i ofrohet hapësirë dhe kushte më të mira këtij sektori, po ashtu do të diskutohet se cili është roli i qeverisë në rritjen e shkallës së punësimit. Do të kuptoni cilat janë sfidat që ballafaqohen gratë gjatë punësimit të tyre, si dhe do të kuptoni se ku është nevoja të fokusohet Qeveria e re sa i përket fushës së ekonomisë.

Për këto dhe shumë të tjera sonte në RTV21 nga ora 21:30./21Media