Depërtimi i brendeve të dizanjerëve tanë jashtë Kosovës

Në emsinin “StartUp” në RTV 21 u diskutura për depërtimin e brendeve të dizanjerëve tanë jashtë Kosovës

Merita Berisha dizanjere nga brendi “Kujta&Meri” ka thënë se që të jesh një dizanjer duhet të kesh edukim në dizajn, ta njohësh historinë e vendit.

“Që te jesh një dizanjer duhe të kesh edukim në dizanj ta njohësh historinë e vendit pastaj historitë e tjera të modës” tha ajo.

Ajo ka thënë se Kujtja& Meri janë të parët që kane depërtuar dhe ka thënë se janë inpisrim për dizanjerët e ri.

Nora Zhilivoda drejtoreshë e shoqatës për Marketing të veshmbathjeve (KAMA) ka thënë se interesimi  i anëtarëve për tu regjistruar në këtë shoqatë po rritet, shkruan rtv21.tv

“Shoqata e Kosovës për marketing të veshmbathjeve brenda këtyre dy viteve  ka arritur që t’i ketë rreth 140 anëtarë dhe çdo herë po shtohet numri i anëtarësimeve” tha ajo.

Ajo tha se në muajin maj do të fillojnë në praktikën e disa punëtorëve ku sipas saj  80 përqind janë gra  dhe që do të trajnohen krysisht për qepje.

Në anën tjëtër dizanjerja Kaona Duriqi ka kujtuar se dizanjin e parë të saj diku para 6-7 vjetëve e ka veshur motra e shokut të saj.Ajo tregoi se ia kishte qepur fustanin për mbrëmjen e maturës.

Dizanjerja ka thënë se brendi “Kaonë” ka dy linje  të  veshjeve ”Hot” dhe veshjeve “Urban”.

Duriqi ka treguar se së shpejti do të ketë prezantim të veshjeve për meshkuj në linjen”Urban”

Kurse Arta Istrefi përgjegjëse për sektorin e veshmbathjeve me projektin e fuqizimit të sektorit privat në USAID tha se kanë  përzgjedhur sektorin e veshmbathjeve sepse sipas saj ky sektor ka shumë potencial për krijimin e vendeve të punës.

“Ajo që kemi bërë si punë e parë bashkë shoqaten ka qene themelimii  një portali të veshmbathjeve sepse konsiderojmë që në ditët e sotit nëse nuk je prezenet ne internet  pothuajse ështe e pamundur që kompanite potencialë të huaja të njohin Kosovën si vend për veshmbathje.” ka thënë Istrefi./21Media

Back to top button