“Greva e sotme nuk iu është adresu Kushtetueses”

Syla thotë se greva është paralajmëruar para vendimit të Kueshtetueses

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla sonte në emisonin “Argument Plus” në RTV 21, tha se greva tetë  orëshe e mbajtur sot në shëndetësi dhe greva dy orëshe e mbajtur sot në arsim është paralajmëruar dy ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ligjit për Paga.

“Nuk ka qenë greva e sotme … nuk ka qenë një grevë që ua ka adresu Gjyaktës Kushtetuese, pse ndodhi mandej dje në orët e pasditës ky vendim që u lançu, atëherë ne sot e kemi vazhdu grevën e paralajmëruar.”, bëri të ditur Syla.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar Ligjin e ri për Pagat e sektorit publik deri më 30 mars të vitit 2020. Vendimi është marrë pas kërkesës së Avokatit të Popullit që të pezullohet ligji i ri i cili shkaktoi shumë debate. Në shkurt të këtij viti është miratuar Ligji për Paga në sektorin publik. Pagat sipas këtij ligji do të duhej të merreshin në dhjetor të këtij viti./21Media

Back to top button