Haradinaj: Kërkoj përfshirjen e SHBA-së në dialog

 Kocijançiq: Dialogu në nivel presidentësh lehtësohet nga Mogherini.-Hoti: BE-ja me standarde të dyfishta ndaj Kosovës .-Greiçevci: Institucionet të kenë qasje të kujdesshme ndaj BE-së

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian që mos ta rrezikojnë procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë,  me qasje, siç thuhet,  të pabarabartë ndaj Kosovës. Zëdhënësja e Mogerinit, Maja Kocijançiq i është përgjigjur propozimit për largimin e përfaqësueses së lartë të BE-së Federika Mogherinit  nga procesi i dialogut, duke thënë se “Dialogu zhvillohet në nivelin e presidentëve Vuçiq dhe Thaçi, dhe se do lehtësohet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.
Edhe analistët politik vlerësojnë se Bashkimi Evropian po zbaton standarde të dyfishta ndaj Kosovës./21Media

 

Back to top button