Haradinaj: Qeveria do të jetë nikoqire për kompanitë ndërkombëtare

Kryeministri priti në takim përfaqësuesit e Bechtel & Enka

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Bechtel & Enka, të prirë nga Craig Albert, President për Infrastrukturë dhe Mehmet Tara, President i Enka-s, të cilët e uruan atë për zgjedhjen në krye të ekzekutivit kosovar.

Kryeministri Haradinaj falënderoi mysafirët për punën e mirë që kjo kompani po e bën në Kosovë, duke u premtuar partneritet dhe mbështetje për projektet e ardhshme.

Haradinaj  tha se Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e mirë për kompanitë ndërkombëtare të cilat operojnë në Kosovë.

 

Back to top button