Haradinaj takohet me 120 studentë të huaj

Haradinaj: Kosova është shtëpi e përbashkët e të gjithëve

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim 120 studentë të Universiteteve të Vjenës dhe të Venedikut, të cilët i ka njoftuar për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin, proceset politike të vendit, demokratizimin dhe të drejtat e njeriut. Haradinaj u ka thënë studentëve se Kosova është shtëpi e përbashkët e të gjithëve.

“Bashkëbisedim me mbi 120 studentë të Universiteteve të Vjenës dhe të Venedikut, të cilët i njoftova për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin, proceset politike të vendit tonë, demokratizimin dhe të drejtat e njeriut. Si vend me diversitet kulturor, etnik dhe fetar, Kosova është shtëpi e përbashkët e të gjithëve, ku respektohen të drejtat e secilit dhe këto janë vlerat tona, të një vendi properëndimor. Studentët tanë i dallon nga bashkëmoshatarët e tyre europianë, vetëm mungesa e lirisë së lëvizjes. Kosova ka ofertë atraktive për Europën, si vend me resurse të mëdha humane dhe ekonomike, të cilat BE-ja duhet t’i pranojë si vlerë dhe partneritet.”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook./21Media

Back to top button