Synohet nxitja dhe promovimi i marrëdhënieve mes kompanive dhe klientëve

Organizata ndërkombëtare ICERTIAS fton kompanitë tepër cilësore në Kosovë të sugjerojnë veten e tyre për çmimin prestigjioz ndërkombëtar në fushën e biznesit

Organizata ndërkombëtare ICERTIAS prezantoi sot në Kosovë programin e vet ku kompanitë që kanë marrëdhënie shembullore me klientët dhe punonjësit e tyre gjenden dhe certifikohen, dhe tani i fton kompanitë cilësore në Kosovë të sugjerojnë veten për këtë çmim prestigjioz ndërkombëtar në fushën e afarizmit.

Emri i këtij çmimi është “Customers’ Friend”, një projekt ndërkombëtar i cili është prezantuar për herë të parë në tregun evropian në vitin 2014, ndërsa tashmë është i disponueshëm në territorin e Kosovës.

Programi “Customers’ Friend” i ICERTIAS synon të mbledhë në kuadrin e vet kompani dhe organizata të cilat zbatojnë dhe i japin shtysë qëndrimit të drejtë dhe profesional në treg, komunikimit miqësor dhe profesional me klientët, përkrahjes së shkëlqyer për klientë dhe që ndikojnë pozitivisht në komunitetin social në territorin ku veprojnë.

Objektivi i programit ndërkombëtar “Customers’ Friend” të ICERTIAS është promovimi dhe nxitja e marrëdhënieve cilësore midis kompanive më të mira dhe klientëve të tyre, konsumatorëve, punonjësve dhe partnerëve afaristë.

Misioni i programit “Customers’ Friend” të ICERTIAS-it është gjetja, analizimi dhe shënjestrimi i kompanive dhe organizatave në treg të cilat ofrojnë një qëndrim shembullor në raportet që ato kanë me klientët (blerësit dhe konsumatorët), punonjësit dhe partnerët afaristë.

Objektivi i programit ndërkombëtar “Customers’ Friend” të ICERTIAS është promovimi dhe nxitja e marrëdhënieve cilësore midis kompanive më të mira dhe klientëve të tyre, konsumatorëve, punonjësve dhe partnerëve afaristë. / 21Media

Back to top button