Parashikimi i motit për sot

Nga fillimi i javës pritet ndryshim i motit

Në ditën e fundit të fundjavës, meteorologët thonë se para nesh gjendet një ditë me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës, kur mund të sjellin edhe riga lokale shiu, shkruan rtv21.tv

Temperaturat do të sillën në mes 8 e  20 gradë celsius.

Gjykuar sipas ecurive sinoptike që nga fillimi i javës së ardhshme pritet ndryshim i motit, pra parashihet të kemi mot kryesisht të kthjellët, me ngritje graduale të temperaturave maksimalja e të cilave do të arrijë deri në 27 gradë celsius./21Media

Back to top button