I dehur e rrahu gruan

Policia ka arrestuar të dyshuarin

Policia e Kosovës bën të ditur se dje në Pejë rreth orës 19:00 ka arrestuar një person,  pasi që i dyshuari ka rrahur bashkëshorten e tij nën ndikimin e alkoolit.

“Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar për arsye se nën ndikimin e alkoolit kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së saj K/Shqiptare”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

Sipas policisë, viktima ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /21Media 

Back to top button