“Kjo është ushtri e Ademit e Zahirit…por edhe e Hashimit, Ramushit dhe Ibrahim Rugovës ”

Musliu tha se kjo ushtri është rezultat i meritave edhe të Isa Boletinit e Hasan Prishtinën

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Musliu ishte i ftuar në emsionin “Click” në RTV 21 ku u diksutua për formimin e ushtrisë. Muslu e konsideroi 14 dhjetorin si ditën më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

“Është ndër datat më historike të Republikës së Kosovës, formimi u Ushtrisë së Kosovës, apo mandatimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri e cila do të ndodh nesër në Parlamentin e Republikës së Kosovës, si trashëgimtare e UÇK-së”, tha Musliu.

Ai tutje shtoi se ushtria e cila do të formohet nesër është e gjithë njerëzve të cilët kanë kontribuar në shekullin e fundit për liri dhe pavarësi që nga Isa Boletin e Hasan Prishtina.

“Kjo është ushtri e Ademit e Zahirit, Ilirit, Hamzës por edhe Hashimit e Ramushit dhe Ibrahim Rugovës. Kjo është ushtri e popullit të Kosovës, një ushtri moderne, një ushtri multietnike e cila do të jetë faktor stabilizues në Ballkan. Për herë të parë në histori të Ballkanit do të ketë forcë stabilizuese në mes të forcave ballkanike që kanë qenë gjithmonë destabilizuese.” , tha ndër tjerash Musliu.

Nesër nga ora 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të hidhet në votim transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Në rend dite do të jetë shqyrtimi i tri projektligjeve: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ndërsa ceremonia në Ministrinë e FSK-së do të mbahet nga ora 17:00. /21Media

Back to top button