“Kosova më mirë t’i kthej serbët, se sa t’i jap 25% territor Serbisë”

Maloku shprehet se korigjimet eventuale do kishin efekte domino në tërë rajonin, si në Bosnjë e Maqedoni

“Opsioni i kthimit të serbëve në (qytetar lojal) favor të ruajtjes së tërësisë territoriale të Kosovës, si kalkulim; ekonomik, demografik e gjithësesi edhe politik, është opsion shumë më i lëverdishëm, se sa ideja e “korigjimit” që është inicuar nga trojkaThaçi&Vuçiq&Rama”, kështu është shprehur së fundmi profesori dhe sociologu, Fadil Maloku.

Lidhur me këtë çështje, Maloku ka dhënë disa argumente, të cilat i ka quajtur ad hoc.

” a) Së pari, shqiptarët janë aq të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për pamundësinë e ekzistimit të shteteve të pastërta nacionale në hapësirën ballkanike, ku janë të përzier etnikisht të gjithë ngapak .

b) Ndërsa Kosova, edhe ashtu me 95% të pastërtisë etnike, nuk ka edhe aq shumë nevojë ta ndjekë këtë parim, të cilin e ka krijuar vetvetiu bioritmi natyror i natalitetit dhe mortalitetit gjatë gjithë historisë.

c) Kthimi i serbëve, i prejudikuar gjithnjë sipas kritereve të atyre që nuk kanë qenë të implikuar në krime dhe masakra, do të mundë t’ua hiqte nga dora disa qarqeve zyrtare të NATO-s dhe regjimit të Beogradit, argumentin për kinse mostolerancën ndëretnike, që janë duke treguar shqiptarët.

d) Shembullin krahasimtar, lidhur me një model të tillë kompromisi, e kemi në kornizën e riintegrimit të qytetit të Vukovarit dhe Sllavonisë Lindore, në territorin e Kroacisë.

e) Me këso qasje dhe standardi evropian, e në fakt, tolerant nga ana e Qeverisë kosovare, do të mund të përfitonin shumë shtresat e ulëta të popullsisë, të cilat, dalëngadalë, siç po shihet, po i largohen vëmendjes së ndihmës nga faktori ndërkombëtar. Proces ky që i ka ndodhur edhe Bosnjës, deri para fillimit të luftës në Kosovë, Çeçenisë, Afganistanit, Sirisë, etj.”, ka shkruar Maloku.

Sipas Malokut, korigjimet eventuale do kishin efekte domino në tërë rajonin, si në Bosnjë e Maqedoni. “Thënë si më thjesht, kjo nënkupton luftëra të reja në Ballkan….”, ka përfunduar Maloku./21Media

Back to top button