Krasniqi – Kurtit: I keni lodhur qytetarët duke qitur fall

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas deklarimeve të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, lidhur me mesazhet e publikuara në media të deputetëve të PSD-së me pjesëtarë të koalicionit qeverisës

Ai në një shkrim në Facebook shkruan ia bënë me dije Kurtit se PSD-ja gjithmonë ka pasur vija të kuqe ndaj PDK-së dhe do të vazhdojnë t’i kenë edhe në të ardhmen.

“Albin Kurti as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë. Veç mos i ardhtë rasti se keni me u çuditë qysh ka me u arsyetuar që “PDK tash ka ndryshuar, nuk është e njëjta, etj.” ashtu siç përpiqet me arsyetuar në këtë video. Merruni me veten sepse askush nuk është duke ju kuptuar qysh mundet një subjekt “kaq serioz” me u marrë 90% të kohës me një subjekt “të vogël” e “joserioz”. I keni lodhë qytetarët duke shpifur, akuzuar, duke qit fall e duke vajtuar. Ndaluni ma e mos na detyroni me ua shpërfaqë fytyrën e vërtetë. Mos të banalizojmë çdo debat, sepse nëse vazhdoni kështu, duhet t’i publikojmë të gjitha faktet e mbledhjeve që kanë të bëjnë me ndarjen tonë”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, kreu i VV-së Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm i quajti ish-partiakët e tij ‘tradhtarë, të cilët janë blerë nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli”.

Back to top button