Kryetarët e Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor në Kosovë

Vizitë e rëndësishme që bashkon kryetarët e Odave Ekonomike

Një delegacion i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, sot do ta vizitojë Kosovën.

Kjo vizitë e rëndësishme bashkon kryetarët e Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor bashkë me akterë tjerë të rëndësishëm, me qëllim të diskutimit të ideve konkrete që avancojnë bashkëpunimin rajonal.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi nga ora 09:15 pret në takim delegacionin e Kryetarëve të Odave të Ballkanit Perendimor, anëtarë të Bordit Menaxhues të CIF-it.

Ndërsa nga ora 11:00 delegacioni do të vizitojë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i cili ka rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik të vendit./21Media

 

Back to top button