Laburistët kundërshtojnë planet e Kryeministres së Britanisë

Në rast të fitores së laburistëve, nuk do të ketë kufizime për qytetarët e BE-së

Partia më e madhe opozitare në Britani, Partia Laburiste, ka kumtuar se nëse fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të zhvillohen më 8 qershor, do të pamundësoi realizimin e planeve të paralajmëruara nga qeveria aktuale, shkruan rtv21.tv

Laburistët premtuan se nëse fitojnë zgjedhjet do ti garantojnë të gjithë shtetasve të Bashkimit Evropian të drejtën që të qëndrojnë në Britani.

Sipas fjalëve të Keir Starmerit, zyrtarit përgjegjës për Brex-it në qeverinë në hije të laburistëve në opozitë, është turp që Londra deri me tani nuk i garantuar të drejtën për të qëndruar në Britani rreth 3 milionë qytetarëve nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, përkundër Brex-it.

Sipas tij, laburistët këto garanci do ti ofrojnë ditën e parë pas fitores së tyre. Në anën tjetër, kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e cila më herët ka paralajmëruar se do të kufizoi lirinë e lëvizjes së qytetarëve nga shtetet e unionit, ka theksuar se mbështetja në zgjedhje për konservatorët e saj do të forcoi pozitën e Londrës në negociatat për largim nga unioni./21Media

Back to top button