Majlinda Kelmendi kualifikohet për finale

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Varshavë të Polonisë

Majlinda Kelmendi e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Poloni. Kelmendi, e cila është kampione aktuale në Evropë, në raundin e dytë në kategorinë deri në 52 kilogramë, e ka mposhtur britaniken, Chelsie Giles, ndërsa në çerekfinale ajo ka mposhtur zviceranen Evelyne Tschopp, duke e përfunduar sfidën me ippon.

Në gjysmë finale kosovarja mposhti me ippon portugezen Joana Ramos pak sekonda para se të përfundonte përballja, shkruan rtv21.tv.

Xhudistja tjetër kosovare që është ende në garë Nora Gjakova ende nuk është ndeshur, në rast të fitores do të mund të jemi dëshmitarë të një finaleje kosovare./21Media

Back to top button