Superylli argjentinas Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona

Superylli argjentinas Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona

Sipas Cadena SER, klubi dhe menaxhmenti i Barcelonës më në fund janë pajtuar për një kontratë të re, dhe zyrtarizimi i saj do të bëhet muajin e ardhshëm.

Futbollisti dhe klubi kanë pasur probleme në bisedimet për kontratën e re gjatë kohëve të fundit, me spekulime se futbollisti kryesor i Barcelonës mund të largohet nga Camp Nou, shkruan rtv21.tv.

Gjithsesi të gjitha thashethemet do të përfundojnë në muajin maj, kur Messi do të nënshkruajë kontratë të re 5 vjeçare. Detajet e marrëveshjes ende nuk janë bërë të ditura./21Media