Miratohet vendimi për kompensim të menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara nga breshëri

Qeveria me hapa konkretë për kompensimin e dëmeve nga breshëri

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për kompensim të menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara këtë vit nga breshëri nëpër komunat e Kosovës.

Vendimi gjithashtu ka autorizuar Ministrin e Financave, Bedri Hamza që të fillojë procedurat për krijimin e fondit të veçantë për kompensimin e dëmeve eventuale në sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2019.

Qeveria nuk ka përcaktuar shumën e kompensimit sepse kjo do të jetë subjekt i analizës dhe mundësive buxhetore, ka njoftuar Qeveria.

Po ashtu në kuadër të përgatitjeve për themelimin e Fondit për kompensimet eventuale në sektorin e bujqësisë për vitin 2019, Qeveria ka vendosur që të krijoj një grup punues për themelimin sistemit të sigurimit të prodhimeve bujqësore./21Media

Back to top button