Mot i vranët e me shi

Mot i vranët e me shi

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga një qendër me presion të ulët atmosferik e cila po influencon në territorin e Shqipërisë reshje shiu me intensitet të lartë.

Në fillim të kësaj jave, Shqipëria do të përfshihet nga kalimi i frontit të ftohtë veriperëndimor, moti do të jetë me reshje shiu dhe shkarkesa elektrike me intensitet të lartë në zonën Veriperëndimore dhe Jugperëndim në orët e para të mëngjesit deri në mesditë.

Era do të jetë e vrullshme me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale 10-25 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 2,5- 3,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat në zonat malore do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë, në zonat e ulëta 15 deri në 22 dhe në zonat bregdetare nga 17 deri në 21 gradë Celsius.