Moti sot në Kosovë

Sot pritet të mbajë mot i butë

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se një ciklon i thellë do të kalojë nga rajoni ynë përgjatë Adriatikut që sonte dhe nesër do të kushtëzojë mot të ndryshueshëm, me reshje shiu, e në vise malore borë. Me afrimin e ciklonit, mbi vend do të depërtojnë rryma të ngrohta ajrore, që rrisin temperaturat mbi vlera mesatare.

Për sot pritet mot më i butë, me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit. Në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-7m/s. Indeksi UV: 1.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të shkojnë deri në 8 gradë Celsius. Pas kalimit të ciklonit, të shtunën mbrëma do të mbajë mot më i ftohtë e nga Mesdheu do të shtrihen fusha anticiklonike që sjellin kthjellime.

Nga dita e hënë masa më të ngrohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon që do të vazhdojnë të rrisin tutje temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Back to top button