Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik bëri të ditur se sot Shqipëria do ndikohet nga mot me vranësira mesatare dhe të dendura.
Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën qendrore veriore. Pas orëve të drekës intensiteti i reshjeve do të bie dhe bëhen të dobëta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore e ato malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi nga 1- 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10-13 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 deri 3 ballë.

Back to top button