MPPS s’lejon filmimin e fshatit Çiçino

Asgjë konkrete për zhvendosjen e romëve në kazermë

MPPS-së disa herë u ka bërë thirrje Romëve nën kala të Shkupit që të zhvendosen në fshatin Çiçino, por sipas ministrisë kjo ofertë është refuzuar. TV21 udhëtoi për të parë objektin e ri nga afër, mirëpo rojtari që po qëndronte te dera, nuk na lejoi të afrohemi afër objektit edhe pse disa herë kërkuam leje.

Jemi tek dyert në hyrje të fshatit Çiçino këtu rojtari i dyerve nuk na lejoi që ne të hymë brenda, dhe të shohim gjendjen në këtë fshat. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka njoftuar që në mos të hyjmë brenda dhe të shohim se si qëndron situata. Për këtë MPPS njoftoi se është ndërtuar një objekt ku mund të sistemohen afër 30 persona.

Njëra prej 5 pikave për zgjidhjen e problemave të Romëve nën kala të Shkupit që prezantoi MPPS është edhe Akomodimi në Kazermën Ilinden.

“Ne si ministri kemi bërë pesë pika, ku mendojmë që sa më shpejt të zgjidhim problemin, konsiderojmë që kjo të kontribuonte që situata të përmirësohej përkohësisht para vendosjes së këtyre personave në Kazermën Ilinden, që ndodhet afër vendit ku ata momentalisht jetojnë. Do të shohim se a ka banesa sociale që janë të lira me qëllim që tua ofrojmë atyre”, tha Mabera Kamberi drejtuese e sektorit koordinues pran Ministrisë MPPS.

Tv21 kontaktoi me edhe Ministrinë e Mbrojtjes. Nga atje na informuan se ende nuk ka asgjë konkrete për zhvendosjen e Romëve në atë Kazermë dhe se ende nuk ka ndonjë plan të detajuar. Nga MPPS theksuan se personat nën kala nuk do t’i zhvendosin me forcë dhe se këtë problem do ta zgjidhin përmes dialogut./21Media

Back to top button