Ngjarjet e datës 17 maj

09:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
09:30
Mbahet konferenca e parë e përbashkët profesionale ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë. (Hotel Emerald)
10:00
Mbahet takimi i 215-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës – KPK. (Zyrat e KPK-së, Rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë)
09:50
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësues nga BE-ja dhe Sekretariati i Komunitetit të Transportit, mbajnë konferencë për media. (Stacioni Hekurudhor në Miradi, Fushë-Kosovë)
12:00
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon festën tradicionale “Festa e Abetares”. (Salla e Sporteve “Karagaq” në Pejë)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, Projektligjin për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
14:00
Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
17:00
Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës, me temën “Përcaktimi i pagës minimale në Kosovë – nevojat për reformim”. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)
17:30
Kosovo 2.0 organizon diskutimin për karakteristikat e lumit Vjosa, si dhe aktivizmin e ngjashëm mjedisor kundër digave të vogla hidroenergjetike në Kosovë dhe në rajon. (Objekti i Kosovo 2.0).

Back to top button