Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Për nder të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, bëhen homazhe tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe tek varrezat e dëshmorëve në Marinë. (Nga ora 09:00)

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, me pikën e vetme të rendit të ditës në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit “KF Liria”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

Mbahet konferencë në Ministrin e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

UNHCR do të mbajë një takim të dialogut të hapur për të ngritur vetëdijen për Marrëveshjen globale për refugjatë. (“Sheshi 21”, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi diskuton lidhur me revidimin e listës esenciale të barnave dhe përfshirjen e barnave për sëmundjet e rralla. (Kuvendi i Kosovës, Salla C203, ora 10:00)

Për nder të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, Kuvendi Komunal mban seancë Solemne. (Kuvendi Komunal i Skenderajt, ora 10:30)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, vizitojnë Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. (Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ora 10:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor për dëshmorin Basri Canolli – Shpendi. (Fshati Marec, ora 11:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban dëgjim publik për Projektligjin për Diasporën. (Ndërtesa e Kuvendit,C-405, ora 11:00)

Kryetar i Ferizajt, Agim Aliu organizon dëgjimin publik me qytetarë. (Kuvendi i Komunës së Ferizajt, ora 11:00)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik dhe Infrastrukturë shqyrton Raportin Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotj, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për hetim parlamentar. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

Organizohet vizita në terren tek përfituesit bujqësisë dhe IADK-ut. (Fshati Sfarçak i Ulët, Vushtrri, ora 11:00)

Për nder të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, motoristët nga Kroacia vizitojnë Kompleksin Memorial në Prekaz. (Ora 12:00)

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën. (Ndërtesa e Kuvendit te Kosovës, te salla C301, ora 12:30)

Organizata PEN shënon “Ditën Ndërkombëtare të Babait”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

Mbahet ushtrimi gjithëpërfshirës, ku do të simulohet një aksident ajror. (Terminali i Aeroportit “Adem Jashari”, ora 14:30)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

Ambasadori Philip Kosnett do të flasë me rastin e përmbylljes së programit Lidershipi transformues – bursat dhe partneritetet. (Hoteli “Emerald”, ora 17:30)

Për nder të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, mbahet manifestimi Qendror. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 18:00)