Ngjarjet e datës 3 dhjetor

Ngjarjet qe shenojne diten e sotme ne Kosove

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për FSK-në me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 302, 09:00)

Mbahet aksioni simbolik nga organizatori i aktivitetit Xhavit Drenori dhe disa aktivistë të tjerë, për vendosjen e banerit me një porosi në lidhje me vizat për komisionarin evropian për Zgjerim, Johannes Hahn. (Te rrethojat e Kuvendit të Kosovës, te hyrja e pasme (hyrja zyrtare me vetura, afër ndërtesës së BE-së), ora 9:30)

ANP “Adem Jashari” mban konferencë për media me rastin e arritjes së shifrës prej mbi 2 milionë udhëtarë brenda një viti për herë të parë në historinë e aeroportit. (Terminali i ANP “Adem Jashari”, ora 9.30)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, organizon konferencën: “BE promovon ndërmarrësinë dhe NVM-të: – Programi COSME”. (Hoteli “Emerald”, në Prishtinë, ora 10.00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskuton lidhur me shënimin e datës 3 dhjetor – Dita Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara. (Kuvendi i Kosovës, salla N 10, ora 10:00)

Mbahet konferenca “Fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara, sigurimi i përfshirjes dhe barazisë”. (Qendra e Resurseve për Persona me Aftësi të Kufizuar – HANDIKOS, Veternik – Prishtinë, ora 10.00-11.30)

KIPRED lanson raportin hulumtues “Qasja në Drejtësi për Viktimat e Dhunës në Bazë Gjinore në Kosovë: Përfundimi i mosndëshkimit për Autorët e krimeve”. (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 10:00-12.00)

Asamblistët opozitarë në Kuvendin komunal Lipjan mbajnë marsh protestues paqësor në mbrojtje të fjalës së lirë dhe sulmit ndaj gazetarëve po i bën ekzekutivi i komunës së Lipjanit. (Ora 10:00)

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në bashkëpunim me QHPSM, në koordinim me zyrën e Kryeministrit për Qeverisje të Mirë mban konferencë me rastin e Ditës Ndërkombëtare e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Ministria e Infrastrukturës në partneritet me Policinë e Kosovës dhe Auto Moto Club Kosova (AMCK), lanson fushatën “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”. (Rruga “Xhorxh Bush” hapësira e vendndalimit të trafikut urban Katedralja “Nënë Tereza”, ora 11:00).

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës shqyrton raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

Shoqata për kulturë dhe letërsi “Tafil Kelmendi” mban sesionin shkencor kushtuar Tafil Kelmendit dhe ndan çmimin vjetor Tafil Kelmendi. (Salla e Kuvendit Komunal të Malishevës, ora 11.00)

Mbahet konferencë për shtyp e organizatave të shoqërisë civile me temën “Problemet me ligjin për OJQ”. (Salla e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) rr. Musa Tolaj, Qendra Nartel, kati 12, Lakrishte, ora 11.00)

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri. (Objekti i Komunës së Pejës, ora 11:30)

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore për 20-vjetorin e rënies së heroit Hyzri Talla dhe bashkëluftëtarëve të tij Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12.00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shqyrton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kinematografinë, për të drejtat e autorit dhe Ligjit për Bibliotekat. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 13:00)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim komisionarin evropian për Zgjerim, Johannes Hahn. (Kabineti i Presidentit, pamje në fillim të takimit, ora 13.15)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e panairit të produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse ”Prishtina 2018′, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. (Hotel ‘Emerald”, Prishtinë, ora 13.30)

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Istogut Haki Rugova. (Objekti i Komunës së Istogut, ora 14.00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim komisionarin evropian për Zgjerim, Johannes Hahn. (Kabineti i kryeparlamentarit, pamje në fillim të takimit, ora 14.00)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-së, Philip Kosnett. (Kabineti i Presidentit, ora 14.50 – do të ketë vetëm deklarata për media)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim komisionarin Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.(Ndërtesa e Qeverisë, ora 14.50- vetën pamje)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301, ora 15:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16.00)

Oda Ekonomike e Kosovës organizon eventin “Shija vendore”, në kuadër të Panairit të Agrobiznesit 2018. (Hotel “Emerald”, ora 18.30-20.30)

Hapet ekspozita “A Worn Path: Pristina Photographs, 2016-2018” të fotografit Matt Kollasch, mundësuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë. (Holli i ekspozitës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 18.30-20.30)

Hapet ekspozita e Mjellma Goranci Firzi dhe Shqipe Kamberi– ‘Klithma e heshtjes së gruas’. (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ora 19.00)

Back to top button