Ngritje temperaturash në Shqipëri

Era do të fryjë nga Juglindja-Veriperëndim

Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen mjegull e mjegullina, të cilat do të jenë të pranishme në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë nga Juglindja-Veriperëndim me shpejtësi 1-8 m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat minimale do të sillen në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës në 19 gradë Celsius.

Back to top button