Një i vdekur në një aksident trafiku në Klinë

Janë lënduar edhe katër persona të tjerë

Një person ka vdekur në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Gurrakoc të Klinës.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila po ashtu ka bërë të ditur se të lënduar kanë mbetur katër persona të tjerë.

“Tre të lënduar janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe një është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.”, ka bërë të ditur policia./21Media

https://www.dailymotion.com/video/x6ybouy

Back to top button