"Interesi i Kosovës është mbi të gjitha"

“Interesi i Kosovës është mbi të gjitha”

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar sot me ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit Soltan bin Saad Al-Muraikhi në ditën e parë të javës së UNGA në New York.

Katari është një partner i besueshëm i Kosovës dhe mbështet zhvillimin tonë ekonomik dhe politik, shkruan Pacolli në Facebook, duke përkujtuar se së fundi Kosova ka hapur edhe ambasadën e saj në Katar.

Pacolli tha se do të punohet ngushtë për të forcuar lidhjet ndërmjet dy shteteve dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare.

“Investimet në Kosovë dhe vende të reja të punës janë fokusi im”, u shpreh Pacolli.

Ndryshe, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB, zëvendëskryeministri i parë Pacolli do të zhvillojë takime të rëndësishme me krerë shtetesh dhe ministra të punëve të jashtme për të fuqizuar marrëdhëniet e Kosovës me këto vende dhe për të forcuar pozitën ndërkombëtare të saj.

“Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe me të integruar”, ka deklaruar ai.