"Pajtimi midis Kosovës dhe Serbisë është i mundur vetëm kur të vendoset drejtësia"

“Pajtimi midis Kosovës dhe Serbisë është i mundur vetëm kur të vendoset drejtësia”

Me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës (MPJ), i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bëjë trysni mbi Serbinë, për nxjerrjen përpara drejtësisë të atyre që vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë të pafajshëm.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, deklaroi të mërkurën se pajtimi midis Kosovës dhe Serbisë është i mundur vetëm kur të vendoset drejtësia për krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së fundit.

“Ne sot përkujtojmë 45 viktimat e masakrës së Reçakut të kryer nga Serbia. Ne sot kujtojmë dhe nderojmë civilët e pafajshëm. Ne sot po ashtu bëjmë thirrje për drejtësi, ngase edhe sot, ata që kanë kryer këto krime kundër njerëzimit, ecin të lirë dhe nën kujdesin e presidentit të Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të tij”, tha Pacolli.

Tutje MPJ vlerëson se Masakra e Reçakut, e cila u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, është një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit. Mohimi i saj së fundmi edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka tensionuar situatën midis dy vendeve dhe ka lënduar familjet e viktimave.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot pas homazheve në Reçak kritikoi bashkësinë ndërkombëtare për heshtje ndaj krimeve serbe në Kosovë.Për 20 vite të tëra përveç ambasadorit Ëalker nuk vinin për t’i vizituar dhe sensibilizuar për këtë masakër, kështu që ishte shtytje edhe guxim i autoriteteve të Serbisë që të pretendojnë se mohuari masakrën e Reçakut. “, tha Thaçi.

Vrasja masive e 45 civilëve shqiptarë, që ndodhi në fshatin Reçak, në qendër të Kosovës, më 15 janar 1999, u dëshmua nga ish ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Wiliam Walker, i cili edhe sot ishte në Reçak, ku tha se kjo masakër përfaqëson edhe atë çfarë ndodhi në gjithë Kosovën. Denoncimet e vazhdueshme të diplomatit amerikan Ëalker se popullsia civile në Kosovë po vritej nga forcat serbe, i hapën rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi dhe njëherësh lirisë së Kosovës./21Media