Pacolli i përgjigjet Lavrovit për FSK-në

Pacolli-Lavrovit: E ke gabim

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavror ka deklaruar se Kosova mbetet burimi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale.

Sipas Lavrov, Kosova ka injoruar marrëveshjet e mëparshme dhe ka ngjallur provokime të ndryshme.

Menjëherë pas këtij qëndrimi, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli tha se Lavror e ka gabim.

“Serbia mbetet i vetmi kërcënim për paqen në Ballkan dhe i vetmi burim për paqëndrueshmëri”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij Twetter.

Sipas Pacollit, Kosova është bashkuar me kombet paqeruajtëse në botë.

“Së pari nuk duhet të ketë frikë nga Forcat e Armatosura të Kosovës, ato do të shërbejnë në paqe dhe do të kenë vetëm mision mbrojtës”, është shprehur tutje ministri./21Media

Back to top button