Ahmeti: Çfarëdo koalicioni tjetër, do të ishte pervers i vullnetit të qytetarëve

Para fillimit të seancës, reagon Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka reaguar para se të fillojë seanca ku pritet të votohet qeveria e re.

Ahmeti nëpërmjet një shkrimi në Twitter tha se “pa marr parasysh se a pajtohemi me këtë qeveri apo jo, çfarëdo koalicioni tjetër edhe pse ligjor, do të ishte shtrembërim pervers i vullnetit të qytetarëve, në një demokraci të brishtë”.

Sipas kryetarit të PSD-së, tani vijnë punët e vështira, e monitorimi dhe ka kohë edhe për qeverinë edhe për opozitën.

Kujtojmë se PSD nuk arriti të fitojë asnjë ulëse në Kuvendin e Kosovës./21Media

Back to top button