Pas vdekjes së Sulltanit, Omani emëron udhëheqësin e ri

Kushëriri i Qaboos në krye të detyrës

Omani emëroi një sundimtar të ri të shtunën, disa orë pasi njoftoi vdekjen e Sulltan Qaboos bin Saidit.

Qaboos ishte 79 vjeç, dhe sundoi Omanin për pesë dekada para vdekjes së tij të premten.

Qeveria e Omanit shpalli tre ditë zi kombëtare, transmeton rtv21.tv.

Kushëriri i Qaboos, Haitham bin Tariq al-Said është emëruar si sundimtari i ri, sipas Agjencisë shtetërore “Oman News”.

Qaboos nuk pati fëmijë ose një trashëgimtar të drejtpërdrejtë në kohën e vdekjes së tij./21Media

Back to top button