Pas zjarreve Australia përfshihet nga stuhitë e shiut

Shumë rrugë u bllokuan

Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë kanë goditur një pjesë të bregdetit lindor të Australisë, këto reshje ndihmuan ndaljen e zjarreve, por sollën një kërcënim të ri për përmbytje.

Stuhi e të reshura ka pasur në shtetet Victoria, New South Wales (NSW) dhe Queensland, të cilat edhe janë goditur shumë nga kriza e zjarrit.

Rrugët e mëdha u mbyllën në Queensland dhe ndërprerjet e energjisë janë raportuar në pjesë të NSW si rezultat i motit, transmeton rtv21.tv.

Zyrtarët e zjarrit thanë se shiu po ndihmonte për t’i shuar flakët.

Zjarret në Australi që nga shtatori i vitit të kaluar, kanë marrë jetën e të paktën 28 njerëzve, kanë shkatërruar mijëra shtëpi dhe duke djegur miliona hektarë tokë./21Media

Back to top button