“Përgjegjësinë për Srebrenicën e bartë e gjithë Evropa”

Ish-deputeti gjerman për vendimin e Tribunalit në Hagë

Të fajësosh në vazhdimësi Holandën është një justifikim i dobët. Përgjegjësinë për masakrën në Srebrenicë e bartë e gjithë Evropa, përfshirë këtu edhe Gjermaninë, deklaroi ish-deputeti nga radhët e demo-kristianëve gjermanë, Shtefan Shfarc.

Sipas Shfarcit, më së largu pas ngjarjeve në qytetin Gorazhdë, i cili u sulmua një vit më herët, bashkësia ndërkombëtare është dashur ta di se në Bosnje do të mund të ndodhë një masakër e madhe.

Ai me këtë rast tha se pas sulmeve në Gorazhdë, u pa se masakrat mund të parandalohen dhe se NATO me sulmet nga ajri shpëtoi me mijëra njerëz në këtë qytet.

Ish-deputeti gjerman me këtë rast fajësoi edhe Organizatën Kombeve të Bashkuara, për të cilën tha se ka shtyrë drejtë vdekjes me mijëra njerëz në Srebrenicë dhe se Evropa e bartë përgjegjësinë e saj, të cilën sipas tij ajo duhet ta pranoi dhe ta bartë mbi supe./21Media

Back to top button