Petrov me iniciativë në kuvend, kërkon referendum të ri për emrin

Kryetari i kongresit botëror maqedonas Todor Petrov, kërkon leje nga Kuvendi, për një referendum të ri në vend

“A jeni për ndryshim të emrit të shtetit të Maqedonisë në shtet me emër Maqedonia e Veriut”, do të jetë pyetja për të cilën qytetarët do të duhet të prononcohen në qoftë se pranohet kërkesa me 150.000 nënshkrime dhe nëse shpallet referendumi.

“Me nismën për referendum shtesë për të sjellë vendim të gjithë qytetarët në territorin e Maqedonisë,  qytetarët do të kontrollojnë vendimin e mëparshëm të Kuvendit për ndryshimin e ermit të shtetit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 11 janar 2019 me amendamentet kushtetuese dhe me ligjin kushtetues për zbatimin e amendamenteve”, tha Todor Petrov, Kryetar i Kongresit Botëror Maqedonas.

Komisioni për sistem politik dhe komisioni juridik, konstatuan se iniciativa e Kryetarit të Kongresit botërorë maqedonas, Todor Petrov, është në rregull. Anëtaret e këtij komisioni  të kuvendit nuk deshën të marrin pjesë në debat nëse në këtë moment nevojitet apo jo referendum të ri për emrin.

“Si nismë, është në rregull dhe ne si Komision në këtë moment as nuk guxojmë e as nuk duhet të diskutojmë edhe krahas këtij fakti”, u shpreh Zoran Iliovski, VMRO-DPMNE.

Për realizim të suksesshëm të referendumit duhet që paraprakisht kryetari i kuvendit Talat Xhaferi me shkrim ta informojë KSHZ-në përmes kryeministrit. Tani Todor Petrov, në afat prej 3 muajve duhet të mbledh nënshkrimet e nevojshme. Nëse mblidhen ata nënshkrime kuvendi ka për obligim të shpallë referendumin. Todor Petrov, përndryshe njihet edhe njëri i afërt i partisë opozitare, i cili me iniciativën e tij dëshironte të vendos kryq në Butel të Shkupit, por pas protestave i njëjti nuk u vendos.

Back to top button