Presidenti falë tre të burgosur

MD ngarkohet të zbatojë vendimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një dekreti ka falur tre persona të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Personave të dënuar që i është falur dënimi janë Granit Paçarizi i cili ishte duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. Paçarizit të fundit i janë falur 1 vjet. Nazmi Mujota i cili po mbante vuajtjen e dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe i janë falur 2 vjet dënim me burg, dhe Arlind Latifi i cili po mbante dënimin në Qendrën Korretuese të Smrekonicës i janë falur 6 muaj.

Dekreti i Thaçit mban datën e 27 nëntorit të vitit 2019.

Ngarkohet Ministria e Drejtësisë të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti”, thuhet në po të njëjtin dekret./kallxo

Back to top button