PSG dhe Milan në garë për mesfushorin e Liverpoolit

Afati kalimtar i janarit pritet të sjellë shumë ndryshime në skuadra

Fabinho u transferua te Liverpooli nga Monaco me shumë bujë, por nuk po gjen hapësirë në formacionin e Jurgen Klopp ndaj dhe ka kërkuar të ndryshojë ambient.

Të parët që shfaqën interes për brazilianin ishin francezët e PSG, ndërkohë që, sipas mediave italiane, tani edhe Milani po mendojn të transferojë në Serie A, 25-vjeçarin.

Në rast të largimit nga Anfield, Fabinho mund të jepet në huazim për gjashtë muaj, pasi Liverpooli vështirë se do të lejojë kaq lehtë largimin e një futbollisti për të cilin pagoi 40 milionë euro.

Back to top button