Qeveria ndanë 500 mijë euro për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë

Kjo shumë ndahet për aktivitet për e Pavarësisë

Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës nën drejtimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës janë ndarë 500 mijë euro.

Haradinaj ka thënë se mjetet do të ndahen nga kategoria e rezervave.

“Propozoj të ndahen 500 mijë euro për realizimin e aktiviteteve për përvjetorin e Pavarësisë. Mjetet ndahen nga kategoria e rezervave”, ka thënë Haradinaj.

Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Deklarata e Pavarësisë do të vizitojë shtatë qendrat kryesore të Republikës së Kosovës, Prishtinën, Mitrovicën, Pejën, Prizrenin, Gjilanin, Gjakovën dhe Ferizajn.

Ndërsa, sipas agjendës, manifestimi për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë do të fillojë të shunën (16 shkurt) dhe do të zgjasë deri të hënën (18 shkurt). Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, me moton “Kosova, nder dhe detyrë” do të organizohen aktivitete të ndryshme. /21Media 

 

Back to top button