Rrëzohet një aeroplan luftarak amerikan

Nuk dihen shkaqet e rrëzimit ende

Një aeroplan luftarak amerikan F-16 u rrëzua të mërkurën në afërsi të portit nacionale, në Merilend afër oqeanit Atlantik, ndërsa piloti arriti me sukses që të katapultojë, deklaruan dy zyrtarë të paemëruar amerikanë.

Siç transmeton Reuters, duke u thirrur në zyrtarë të paemëruar amerikanë, aeroplani është rrëzuar gjashtë milje nautike në jugperëndim të portit nacional, në një rajon të pabanuar.

Ndërkohë kanë nisur hetimet lidhur me rastin për të konstatuar shkaqet e rrëzimit.

Back to top button