Rrëzohet vendimin për përjashtimin e shqiptarëve nga koalicioni boshnjak

PZAP ka anuluar vendimin e KQZ në lidhje me përjashtimin e shqiptarëve nga koalicioni boshnjak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar sot dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të partive politike, që do të mbahen me 11 qershor.

Dizajni i fletëvotimit është prezantuar në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Anëtarët e KQZ-së, po ashtu nuk kanë mundur të vendosin për listën e koalicionit SDA-BSDAK në të cilën më herët kishin marrë vendim për t’i larguar emrat e shqiptarëve pasi ky koalicion është i etnitetit boshnjak.

Për këtë Valdete Daka, kryetare e KQZ-së tha se do të vendosin më vonë.

“Vendimi i PZAP-it me të cilin është anuluar vendimi i KQZ-së për certifikimin e kandidatëve e koalicionit SDA- BSDAK , prandaj ne duhet të vendosim përsëri lidhur me certifikimin e këtyre kandidatëve apo jo”, tha Daka.

Në këtë mbledhje kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Enis Halimi,ka prezantuar të dhënat e votuesve jashtë Kosovës.

“Për sa i takon periudhës për regjistrim ne i kemi pranuar 20 mijë e 252 brenda kësaj periudhe aplikacione . Nga 23 mijë e 382 aplikacione për regjistrim 3 mijë e 892 zarfe me aplikacione përmes postës, në fahun postar të komisionit 252 aplikacione përmes faksit dhe 19 mijë e 237 aplikacione të pranuara përmes miellit. Nga 17 mijë e 529 aplikacione që janë aprovuar përgjatë vlerësimit të kritereve të zotësisë juridike 2 mijë e 721 aplikacione janë identifikuar që janë dërguar që më parë. Pikërisht këtu qëndron edhe shpjegimi lidhur me këtë paradoksin që në shikim të parë mund të duket numri 20 mijë dhe 23 mijë . Numri i aplikacioneve të aprovuara është 14 mijë 956 , të refuzuara 14 aplikacione , për shkak se janë dërguar nga personat që janë nën moshën 18 vjeçare. 118 aplikacione për regjistrim që nuk kanë qenë të nënshkruara dhe si të tillë janë refuzuar dhe 5 mijë e 164 aplikacione janë refuzuar për shkak që aplikuesit nuk kanë dëshmuar kriteret e zotësisë juridike “, tha Halimi.

Po ashtu anëtarët e KQZ-së kanë miratuar akreditimin e vëzhguesve të Bashkimit Evropian , shqyrtimin dhe miratimin e memorandumit të mirëkuptimit mes KQZ-së dhe MASHT-it, etj.

Back to top button