Kanadaja përkrah Kosovën

Kanadaja përkrah Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të Kanadasë, jo-rezident për Kosovë, Alan Bowman.

Thaçi duke i uruar sukses në punën e re ambasadorit, i shprehu falënderimin e institucioneve për përkrahjen që i ka dhënë Kanada shtetit të Kosovës.

Kanada na ka përkrahur gjithmonë, veçanërisht në këto tri dekadat e fundit, duke pranuar refugjatë gjatë luftës dhe duke kontribuar në NATO, duke ndihmuar paqen dhe rindërtimin dhe duke na përkrahur tani në konsolidimin ndërkombëtar të shtetit”, tha Thaçi.

Bowman u shpreh se Kanadaja përkrah Kosovën dhe përpjekjet për paqe dhe stabiliteti, si dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe të tërë rajonit./21Media