Thaçi: Të ruajmë unitetin e brendshëm dhe të ecim përpara

Presidenti kujton Konferencën e Rambujesë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kujtoi kohen kur mbahej Konferenca e Rambujesë para 21 vjetësh për të përçuar edhe një mesazh që të ruhet uniteti i brendshëm politik e qytetar dhe të ecët përpara së bashku me miqtë ndërkombëtarë.

Thaçi shkroi se para më shumë se dy dekadash Kosova për herë të parë foli dhe vendosi për vetveten.

Për kreun vendit, 21 vjet më parë Kosova u radhit në anën e drejtë të historisë, në bashkësinë e popujve që ndajnë vlerat dhe parimet e civilizimit perëndimor.

Në këtë ditë, Thaçi tha se kujtojmë të gjithë heronjtë e rënë në luftë dhe përkrahjen e miqve ndërkombëtarë, veçanërisht të SHBA-së dhe partnerëve tjerë euroatlantikë./21Media

 

Back to top button