Thënie motivuese që inspiruan biznesmenë të ndryshëm

“20 vite nga tani, ju do të jeni më të dëshpëruar nga gjërat të cilat nuk i keni bërë se sa nga ato që i keni bërë”

Të arrish sukses në një biznes ashtu si në çdo fushë tjetër duhet, punë, motivim e por edhe vetëbesim. Disa nga këta njerëzit e suksesshëm e arritën t’i prekin majat falë këtyre atributeve.

Kështu më poshtë janë disa nga thëniet që inspiruan shumë afaristë.

“Njerëzit e suksesshëm kanë frikë, kanë dyshime dhe kanë shqetësime. Por ata nuk lejojnë që këto ndjenja t’i ndalojnë ata”. – T. Harv Eker

‘”Mosveprimi ngjall dyshimin dhe frikën. Veprimi ngjall vetëbesimin dhe guximin. Nëse dëshironi të mundni frikën, mos u ulni në shtëpi dhe të mendoni për të. Dilni jashtë dhe mundni atë”. –Dale Carnegie

“Momentin në të cilin dyshoni se a mund të fluturoni, është momenti kur parandaloni përgjithmonë mundësinë për t’a bërë atë”. –J.M. Barrie

“20 vite nga tani, ju do të jeni më të dëshpëruar nga gjërat të cilat nuk i keni bërë se sa nga ato që i keni bërë. Kështu që hiqni litarët. Lundroni larg nga porti i sigurtë. Kërkoni. Ëndërroni. Zbuloni”. –Mark Twain /21Media

Back to top button