Trump: Irani kurrë s’ka fituar luftë!

Pas sulmit ajror të SHBA-ve në Iran

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shfrytëzuar Twitterin për të dërguar një mesazh agresiv drejt Iranit, në fjalët e tij të para pas vrasjes së komandantit ushtarak iranian, Qasem Soleimani.

“Irani kurrë nuk ka fituar një luftë, por asnjëherë nuk kanë humbur një negociatë“, ka shkruar ai, në një deklaratë që qartë i drejtohet marrëveshjes nukleare që paraardhësi i tij Barack Obama e ka negociuar me shtetin Iranian.

Postimi tjetër i vetëm pas sulmit ajror që presidenti Trump e ka bërë, është publikimi i një imazhi ku shihet flamuri amerikan./21Media

Back to top button